GËRZHIM
m. sh.
- kryes. sh. Gjethe a lëvozhga bishtaje shumë të thara që mund të shkoqen a të thërrmohen. Gërzhimet janë ushqim i mirë për bagëtinë.
- Të qenët i tharë; gërzhitje. Merr gërzhim thahet. Bëhet gërzhim thahet shumë; thërrmohet, shkoqet.
- Miell i bluar ashpër.