GËTHEP
m. sh.
- Grremç në trungun e një druri a në degët e tij; çengel prej druri a prej hekuri që shërben për të varur diçka. Dru me gëthapë. Var në gëthep. U gris në një gëthep.
- Pjesa e kërcellit të misrit a e degëve të ndonjë shkurreje që mbetet në tokë pasi pritet. U pengua në një gëthep.
- Mandall dere.
- Kthetër.
- kryes. sh. Dhëmbët a brirët e një sfurku. U thyen gëthapët.
- zakon. sh. Bedenat e kalasë.