Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GIZË

    f. sh.
    1. Metal shumë i fortë në përpunim, por i thyeshëm, me ndërtim kokrrizor, që del nga lidhja e hekurit me një përqindje të caktuar karboni dhe që përdoret për pjesë të rënda të mekanizmave, të makinerive etj. Gizë e hirtë (e murrme) gizë që përmban një sasi të madhe karboni. Gizë e bardhë gizë që përmban një sasi të vogël karboni. Gizë e lëngshme (e ngurtë). Pllakë gize. Prodhimi i gizës. Derdhja e gizës.