Skip Navigation or Skip to Content
X
GJAH m.
1. Gjetja e ndjekja e kafshëve dhe e shpesëve të egra për t'i vrarë ose për t'i zënë; vrasja ose kapja e kafshëve dhe e shpendëve të egra; gjueti. Gjahu i lepurit (i sorkadhes). Gjah me qen. Pushkë (armë) gjahu. Çantë gjahu. Veshje (çizme) gjahu. Qen gjahu zagar, langua. Kafshë gjahu. Rregullorja e gjahut. Dal (nisem, shkoj, vete) për gjah. Bëj gjah gjuaj.
2. Kafshë a shpesë e egër, që kërkohet e ndiqet për ta vrarë a për ta kapur ose që është vrarë. Gjah i butë (i egër). Gjah i imët. Mish gjahu. Shoh (qëlloj, zë) gjahun.
3. fig. Njeri që kërkohet e ndiqet për t'u kapur a për t'u vrarë. * Bëri gjah u përpoq, u mundua me të gjitha forcat për të kryer diçka. Gjahu në breg e qëllon në kodër vepron pa i peshuar e pa i matur mirë gjërat, vepron kot, kuturu.