Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJALLËRI

    f.
    1. Të qenët gjallë; aftësia e një qenieje të gjallë për të jetuar; koha kur dikush është i gjallë, koha kur ka jetuar dikush, gjallje; jetë. Gjallëria e organizmit. Dëshmi gjallërie. Në gjallërinë e tij.
    2. Të qenët i shkathët, energjik e i lëvizshëm; veprim ose lëvizje në mënyrë të gjallë. Gjallëri rinore (djaloshare). Gjallëria e lëvizjeve (e veprimeve). Plot gjallëri. Punon (ecën) me gjallëri. Flet (përgjigjet) me gjallëri.
    3. Veprimtari e dendur, e gjallë; lëvizje e pandërprerë e njerëzve; jetë. Gjallëri e madhe. Qytet (rrugë) plot gjallëri. Ka gjallëri. Pa gjallëri. Gjallëri në sallë biseda e lëvizje të njerëzve në një sallë, zakonisht kur bën përshtypje të mirë diçka.
    4. Aftësia për të jetuar e vepruar dhe për t'u zhvilluar pa ndërprerje e me forcë jetësore. Gjallëria e rendit tonë socialist.