GJASHTËDHJETË num.rresht.
1. Që i përgjigjet numrit gjashtëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Ditën e gjashtëdhjetë. Minuta e gjashtëdhjetë.
2. përd. em. f. Një nga gjashtëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e gjashtëdhjeta. Pesë të gjashtëdhjetat.
3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
4. si em. f. vet. sh. ~AT (të). Periudhë prej gjashtëdhjetë vjetësh si moshë. I mbushi të gjashtëdhjetat.
GJASHTËDHJETË num.them.
1. Numri që shënon një sasi të barabartë me gjashtë dhjeta, pesëdhjetë edhe dhjetë. Gjashtëdhjetë veta. Gjashtëdhjetë ditë. Gjashtëdhjetë minuta. Gjashtëdhjetë vjeç.
2. përd. num. rresht. I gjashtëdhjetë. Dhoma (kabina) gjashtëdhjetë. Në kilometrin gjashtëdhjetë. Në vitin gjashtëdhjetë. Vitet gjashtëdhjetë dhjetëvjetëshi i shtatë i një shekulli.