Skip Navigation or Skip to Content
X
GJASHTËMBËDHJETË num.rresht.
1. Që i përgjigjet numrit gjashtëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e gjashtëmbëdhjetë. Ditën e gjashtëmbëdhjetë. Shekulli i gjashtëmbëdhjetë.
2. përd. em. f. Një nga gjashtëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e gjashtëmbëdhjeta.
3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i gjashtëmbëdhjeti.
GJASHTËMBËDHJETË num.them.
1. Numri që vjen menjëherë pas pesëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me pesëmbëdhjetë edhe një. Gjashtëmbëdhjetë veta. Gjashtëmbëdhjetë vjet (ditë). Gjashtëmbëdhjetë herë.
2. përd. num. rresht. I gjashtëmbëdhjetë. Dhoma (radha) gjashtëmbëdhjetë. Shkalla gjashtëmbëdhjetë. Në faqen gjashtëmbëdhjetë.