Skip Navigation or Skip to Content
X
GJASHTËSH mb.bised.
1. Që përbëhet e tëra nga gjashtë njësi ose që ka një pjesë me gjashtë njësi. Tel gjashtësh tel me gjashtë fije. Strofë gjashtëshe strofë me gjashtë vargje. Pistoletë gjashtëshe pistoletë me gjashtë fishekë.
2. Që ka përmasa ose vlerë prej gjashtë njësish. Dërrasë gjashtëshe dërrasë e trashë gjashtë centimetra. Xham gjashtësh xham i trashë gjashtë milimetra. Shkronjë gjashtëshe. shtypshkr. Gozhdë gjashtëshe gozhdë e gjatë gjashtë centimetra.
GJASHTËSH ndajf.
Në gjashtë pjesë a njësi. E ndaj gjashtësh.