GJË
If. sh.
- Tingulli ose shkronja gj.
IIf. sh.
- Diçka lëndore e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si e veçantë; diçka e nevojshme; send: gjërat rreth nesh; vë gjërat nëpër vende; çdo gjë që ndrit nuk është ar (flori) (fj. u.).
- bised. Diçka që ndeshet në jetë; çështje, rrethanë, punë, ndodhi etj.; shqetësim, telash, hall etj.: gjëja kryesore; gjë e vështirë (e lehtë, e vogël, e zakonshme); gjëra të ndryshme; ka gjëra të reja; gjëra që ngjasin; më mundon një gjë.
- sh. -(Të) bagëti; kafshë ose kandërr: gjëja e gjallë; dala e gjësë (veter.); e ka kafshuar ndonjë gjë.
- kryes. nj. bised. Qenie me veti të caktuara: gjë e egër (e bukur); gjë e keqe.
- nj. bised. Pasuri, mall, pronë: gjë pa zot; vuri mall e gjë.
- bised. Fis, gjak, gjini: a je gjë me të?; nuk e kishte gjë.
IIIm.
- Gjë3,4.
Shprehje
- Pa gjë të keqe në mënyrë të çiltër, me çiltëri, pa të keq; si pa gjë të keqe pa i bërë përshtypje; pa e prishur gjakun fare, pa pikë përgjegjësie; nuk e ka për gjë e bën pa vështirësi, e ka të lehtë; / nuk i bën përshtypje, nuk e ka për pesë; e ka për gjë të madhe e quan shumë të rëndësishme; / e ka tepër të vështirë për ta bërë, nuk ia hyn diçkaje a nuk e merr përsipër.
IVpacak.
- Diçka, gjësend, ndonjë gjë: a mbeti gjë?; po pe gjë, na thuaj!
- Asgjë, kurrgjë, asgjësend (edhe në njësi frazeologjike): nuk foli gjë; s'i mbeti gjë; s'ka gjë në dorë s'ka fuqi a të drejtë për diçka, s'të bën dot gjë; s'ka gjë në vijë s'i ka mirë punët; gjë prej gjëje (prej gjëri) asgjë, asgjëkafshë; s'është për gjë s'mund të bëjë gjë, nuk është i aftë për asnjë punë; s'ka gjë nuk prish punë; s'ka përse (si përgjigje mirësjelljeje na falënderon dikush); s'ka gjë në të nuk i ka punët mirë; e ka gabim; nuk është pa gjë ka edhe ai faj, të meta e gabime; ka edhe ai gisht në diçka; nuk shtiu (nuk futi) gjë në thes s'arriti të nxirrte a nuk përfitoi gjë për vete; s'më hyn gjë në thes s'më përket mua, s'është puna ime; s'përfitoj gjë unë; ku ka zë, s'është pa gjë (fj. u.).
- Dikush ose diçka pa ndonjë vlerë të madhe a pa rëndësi, asgjë (edhe në njësi frazeologjike): s'është gjë nuk vlen; për pak gjë për diçka të vogël, pa rëndësi; për një sasi fare të vogël; s'e ka gjë atë; s'është gjë ajo punë nuk bëhet ajo punë; s'doli gjë nuk u bë; nuk dha fryt; s'është gjë që bëhet është e pamundur të bëhet; s'e ka për gjë (dikë) nuk e vlerëson fare; nuk ia var; (diçka) i duket shumë e lehtë, është e papërfillshme për të.
Vpj.
- Përforcon dyshimin a pasigurinë për diçka (në fjalitë pyetëse): më kërkuat gjë?; fole gjë?; mos e patë gjë vëllanë?