GJËMIM
m. sh.
- Zhurmë e fortë dhe e zgjatur, që shoqëron vetëtimën; bubullimë. Gjëmim i fortë (shurdhues). Gjëmim i mbytur. Gjëmim i largët. Dëgjohen gjëmime. Qielli i kthjellët s`ka gjëmime. fj. u.
- Krismë e fortë dhe e zgjatur, që i ngjan bubullimës; zhurmë e mbytur dhe e fuqishme, që vjen prej së largu; ushtimë; uturimë. Gjëmimi i topave. Gjëmimi i traktorit. Gjëmimi i daulles.