Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJËMOJ I

    jokal.
    1. pavet. Ushton një krismë e fortë, një zhurmë e madhe dhe e zgjatur pas vetëtimës, bubullin. Gjëmon moti. Gjëmon për shi. Po gjëmon andej nga deti. Nuk gjëmon po s`vetëtiu. fj. u.
    2. vet. veta III. Lëshon një zhurmë të fuqishme, të mbytur e të zgjatur; jehon nga tinguj a nga zëra të fuqishëm; ushton; uturin; buçet. Gjëmojnë topat. Gjëmojnë malet. Gjëmon deti (vala). Gjëmon traktori. Gjëmon salla nga duartrokitjet. Gjëmonte shtëpia nga gëzimi. Më gjëmojnë veshët më uturijnë veshët.
    3. vet. veta III. Dëgjohet gjithandej me fuqi, tingëllon e përhapet me forcë, ushton, buçet. Gjëmon kënga. Gjëmon zëri i komandantit.
    4. Flas me zë të lartë e të ashpër, bërtas. I gjëmoi të birit.