Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJËMOJ III

    kal. bised.
    1. edhe jokal. Ndjek nga pas me vrap; gjurmoj. I gjëmoi nga prapa. E gjëmoi këmba-këmbës. Ky zagar e gjëmon shumë lepurin.
    2. jokal. Vrapoj. Gjëmo këtej, gjëmo andej, u lodh.
    3. fig. I bie pas një pune, e ndjek. I ka gjëmuar shumë kësaj pune.