Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJEJ

    kal.
    1. E zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas: e gjeti librin (orën); mezi e gjeta djalin.
    2. E ndesh rastësisht; has në diçka zakonisht të papritur; shtie në dorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja: gjeti ca të holla; gjej emrin në listë; nuk i kam gjetur në rrugë i kam siguruar me punë e me mundim; gjeta përkrahje (mbështetje, kundërshtim, pengesa).
    3. Arrij të kem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm: gjeta punë (biletë); kanë gjetur shoku-shokun; gjeti një burrë (një grua) të mirë; gjeti ngjyrën që i pëlqen; kush kërkon, gjen (fj. u.); gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.); / arrij të shfrytëzoj një pjesë të kohës a të mundësive që kam për të bërë diçka tjetër: nuk gjeti kohën (rastin) e duhur.
    4. Përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj; e zbuloj pas kërkimesh e studimesh të veçanta; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhe në njësi frazeologjike): gjetën naftë (mineral); gjej shumën (përfundimin, zgjidhjen); ia gjeti anën (shtegun) (fig.); ia gjeti ilaçin (fig.); ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje); ia gjeti vidhat (telat) (dikujt).
    5. E zë diku ose e takoj në një gjendje të caktuar: e gjeta në shtëpi; e gjeti në gjumë (edhe fig.); i gjeti librat rrëmujë; mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri.
    6. Më vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhe në njësi frazeologjike): e gjeti belaja; gjeta belanë (me dikë a me diçka); ç'e gjeti të shkretin!; i gjeti mushka drutë (fig.); e gjeti si breshka te nallbani.
    7. Vlerësoj, e quaj: e gjetën të drejtë (të arsyeshme); e gjeti të udhës; iron. nuk qëlloj na atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë: gjete çfarë të na thuash!; gjete kujt t'ia japësh!; gjeti kishë (xhami) ku të falet!
    8. E kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet: gjen guxim (forca); ku e gjen ai këtë të drejtë?!
    9. E kërkoj si përligjje për diçka të padrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t'i bërë dikujt një të keqe a për t'i zbuluar anën e dobët: gjen shkak; i gjeti rastin (pikën e dobët).
    10. Ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendje të caktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen: gjej kënaqësi (qetësi); ku ta gjej të vij edhe unë.
    11. I shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhe në njësi frazeologjike): e gjeti fjalën (me dikë); ia gjeti zemrën; i kanë gjetur telat bashkë; kanë gjetur gjuhë të përbashkët; gjeti mendja mendjen; ka gjetur rasa vegshin (keq.); ka gjetur tenxherja kapakun (keq.).
    12. etnogr. I drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim: të kam gjetur me dy shëndete!; ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira!
    13. v. III gjymtyrë e parë e disa togjeve të qëndrueshme nga janë formuar emrat prejfoljorë si gjymtyrë të dyta: gjen zbatim zbatohet; gjen shpëtim shpëton; gjen përhapje përhapet; gjen përkrahje përkrahet; gjen vdekjen vdiq. / pës. gjetem.