GJEL
m. sh.
- zool. Mashkulli i pulës, këndes: gjel fushe; ngrihet me gjelat ngrihet herët në mëngjes; fryhet si gjel (tall.); s'rri gjeli mbi vezë (fj. u.) s'është punë për të, nuk e bën dot ai vetë atë punë; gjeli s'bën vezë (fj. u.).
- fig. keq. Njeri mendjemadh e kapadai: i rri gjel (dikujt) krekoset para tij, nuk e ul kokën, i rri kundër.
- Send në trajtën e këtij shpendi: gjel sheqeri; gjeli i oxhakut.
- Gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta për shpendë: gjel deti mashkulli i pulës së detit, gjeldet, misërok; gjel i egër shpend i pyjeve, i ngjashëm me këndesin, me pendë të zeza, e me zë të çjerrë; gjelegër; gjel ujës shpend i egër i ujërave, me qafë të gjatë, me pendë si të murrme; gjelujës.
Shprehje
- I bën vezë
- gjeli; (ra) si gjeli (si pula
- ) në thekër; (fle, bie) kur këndojnë gjelat (fle, bie) vonë; (ka) një gjel (një këndes, një kaposh, një kokosh) plaçka ka shumë pak plaçka; është shumë i varfër; hidhet (kërcen) si gjel merr zjarr menjëherë, zemërohet e kërcen për gjënë më të vogël; (kapardiset, krekoset) si gjeli (si këndesi, si kaposhi) majë plehut (në thekër) mbahet më të madh, krekoset; më këndojnë dyzet gjela përmbi kokë kam shumë halle, kam shumë punë e telashe; kur këndoi gjeli (këndesi) i parë qëmenatë, pa zbardhur mirë drita; kur këndoi gjeli (këndesi) i tretë shumë vonë në mëngjes, pasi doli mirë drita; s'i këndon më gjeli në shtëpi i është shuar pragu; sa kërcen gjeli tra më tra fare pak kohë, një çast; trupi gjel, truri mel dikush e mban veten lart, por e ka kokën bosh.