GJELBËRIM
m.
- Veprim sipas kuptimeve të foljeve GJELBËROJ, GJELBËROHET. Gjelbërimi i qytetit. Gjelbërimi i rrugëve (i parqeve). Punimet e gjelbërimit.
- përmb. Tërësia e bimëve të njoma dhe e drurëve me gjethe, blerim; bimësi. Në mes të gjelbërimit. Vishet me gjelbërim. Mbulohet me gjelbërim.
- Ngjyra e gjelbër e bimësisë, blerim. Gjelbërimi i drurëve.
- sh. ~E, ~ET. Vend i gjelbëruar. Ka mjaft gjelbërime.