Skip Navigation or Skip to Content
X
GJELBËRIM m.
1. Veprim sipas kuptimeve të foljeve GJELBËROJ, GJELBËROHET. Gjelbërimi i qytetit. Gjelbërimi i rrugëve (i parqeve). Punimet e gjelbërimit.
2. përmb. Tërësia e bimëve të njoma dhe e drurëve me gjethe, blerim; bimësi. Në mes të gjelbërimit. Vishet me gjelbërim. Mbulohet me gjelbërim.
3. Ngjyra e gjelbër e bimësisë, blerim. Gjelbërimi i drurëve.
4. sh. ~E, ~ET. Vend i gjelbëruar. Ka mjaft gjelbërime.