Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJELBËROJ

    jokal.
    1. vet. veta III. Merr ngjyrë të gjelbër, duke u mbuluar me bar e me gjethe, gjelbërohet, bleron. Gjelbëroi livadhi (fusha). Gjelbëruan arat. Gjelbëroi druri (pylli).
    2. vet. veta III. Duket i gjelbër, shquan me ngjyrën e vet të gjelbër (zakonisht për diçka të mbuluar me bar e me gjethe). Gjelbërojnë arat (fushat). Gjelbëronte gruri. Gjelbëron nga larg.
    3. kal. Mbjell me drurë, shkurre etj. një vend. Gjelbërojnë qytetin. Gjelbëruan rrugët.
    4. kal. vet. veta III. I jep ngjyrën e gjelbër një vendi. Bari gjelbëron fushën.