GJEOLOGJIK
mb.
- Që ka të bëjë me gjeologjinë, i gjeologjisë; që lidhet me historinë e formimit e të zhvillimit të Tokës. Hartë gjeologjike. Vrojtime gjeologjike. Studime gjeologjike. Kohë (epokë, periudhë) gjeologjike. Shtresë gjeologjike.
- Që merret me kërkimin e me përcaktimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme. Ndërmarrja gjeologjike. Kërkime (punime) gjeologjike.
Shprehje
- Prerje gjeologjike gjeol. shih te PRERJ/E,~A.