Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJERDAN

    m. sh.
    1. Varg me gurë të çmuar, me florinj a me rruaza, që e varin gratë në qafë si stoli; gushore. Gjerdan i florinjtë. Gjerdan gushe. Gjerdan me margaritarë (me xhevahir). Mban gjerdan.
    2. Rrip për të mbajtur fishekët, që shtrëngohet pas mesit ose tërthoras pas gjoksit. Gjerdan fishekësh. Mbush (ngjesh, heq) gjerdanin.
    3. Pjesa e një mishi të therur, që kap një këmbë të përparme, gjysmën e kraharorit dhe të qafës për së gjati.