Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJERËSISHT

    ndajf.
    1. Në një masë të madhe njerëzish, në mënyrë të gjerë, në masë, gjerë. Përhapet gjerësisht. Përdoret gjerësisht. U diskutua gjerësisht.
    2. Nga të gjitha anët a drejtimet, gjerë e gjatë; duke përfshirë shumë anë, dukuri, hollësi etj. Rrah (trajtoj, shqyrtoj) gjerësisht. Pasqyroj gjerësisht.