Skip Navigation or Skip to Content
X
GJEST m.sh.
1. Lëvizje e duarve a e kokës për t`i njoftuar dikujt me shenjë diçka ose që shoqëron të folurit e njeriut. Gjest miratues (përçmues, fyes, mospërfillës). Gjest pohimi (pranimi, pëlqimi, mohimi). Gjuha e gjesteve. Bën gjeste. Flet me shumë gjeste.
2. fig. Sjellje ose veprim, që bëhet për të shprehur diçka ose që dëshmon për vetitë dhe qëllimet e njeriut; bëmë. Gjest i lartë (i ulët). Gjest armiqësor. Gjest miqësie (mirëkuptimi). Gjest trimërie.