GJETH
m. sh.
- \[Gjeth/e,-ja f. sh. -e(t)] bot. pjesë e bimëve si fletë e hollë, që del në degë, në kërcell ose drejt nga rrënja dhe që shërben për përftimin e lëndëve ushqyese e për shkëmbimin e gazeve: gjethi i dushkut; gjethe të njoma (të thata); gjethe molle (rrushi, spinaqi); shumëzimi me gjethe; gjethe delli dejëz; era e gjethit erë e lehtë pranverore që fryn kur çel gjethi; çeli gjethi; mullar me gjeth mullar me degë të holla me gjethe; (dridhet) si gjethe plepi (lofate) ishte trembur shumë; (luan) si gjethja e plepit nuk e mban fjalën a premtimin, ndërron menjëherë; duhan gjeth duhan në fletë të plota.
Shprehje
- U bë gjeth vrapoi shpejt, u bë erë; i bëri gjeth i griu, i shoi krejt; si gjethja në verë shumë, me shumicë; shumë i përhapur, i dendur a i zhvilluar; gjethe (fletë) fiku diçka që përdoret më kot për të fshehur një të vërtetë; (është) gjethe plepi është shumë i lehtë në peshë; e ndien veten shumë mirë (pas një sëmundjeje); / iron. është pa asnjë lek në xhep.