GJETHOR
mb. bot.
- Që ka gjethe, që nuk ka hala në vend të gjetheve (për drurët e shkurret); që përbëhet prej drurësh me gjethe e jo me hala. Drurët gjethorë. Pyll gjethor.
- Që ka të bëjë me gjethen, që i përket gjethes, i gjethes; që ka të bëjë me tërësinë e gjetheve të një bime a të një druri. Indet gjethorë. Mbështjellje gjethore. Në trajtë gjethore.
Shprehje
- Perime gjethore perime, të cilave u përdoren vetëm gjethet si ushqim (spinaqi, sallata etj.).