Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJI

    m. sh.
    1. anat. Organ i femrës së njeriut dhe te gjitarët, me gjëndra të posaçme që prodhojnë qumësht për të vegjlit; qumështi që prodhohet nga ky organ; sisë: me gjinj të mëdhenj; e vuri në gji e vuri të pijë; ia preu (ia hoqi) gjirin; po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) gji (fj. u.).
    2. Pjesa e futur e gjoksit, mesi i kraharorit; pjesa nën veshjen që mbulon gjoksin; gjoks: e mori (e shtrëngoi) në gji.
    3. fig. Gjoksi a kraharori, ku është zemra, si simbol i ndjenjave: i vlon (i zien) në gji.
    4. Pjesa e brendshme e diçkaje, thellësia e diçkaje, mesi: gjiri i tokës; në gjirin e natyrës jashtë, në mes të natyrës; gjiri i vezëve (anat.) vezore; mban (fsheh) në gjirin e vet mban brenda, ka brenda; përmban në vetvete.
    5. fig. Mjedisi, rrethi ku rritet, ku jeton e ku edukohet dikush: në gjirin e familjes; kemi në gjirin tonë... kemi midis nesh...
    6. sh. -Re(t) gjeogr. pjesë e futur në bregun e oqeanit, të detit a të liqenit: gjiri i Vlorës (i Durrësit, Ulqinit).
    7. bot. E thelluar ndërmjet dy vrigujve të gjethes.

      Shprehje

      • Gris (prish) gjirin e arnon pëqirin prish a e dëmton një punë të madhe për të bërë diçka të vogël; prish bucela e bën kënaçe; i hyri në gji (ndër petka) (dikujt) ia diti mirë hallin, ia kuptoi gjendjen.