Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJIMNASTIKË

    f.
    1. Tërësia e ushtrimeve të lira ose në vegla, që bëhen për të zhvilluar shkathtësinë e zhdërvjelltësinë, për të kalitur trupin e për ta zhvilluar atë në mënyrë të gjithanshme; mjeshtëria për të bërë ushtrime të tilla, që kërkon stërvitje të vazhdueshme. Gjimnastikë sportive (artistike). Gjimnastika e mëngjesit (e prodhimit). Gjimnastikë në vegla. Gjimnastikë me trup të lirë. Ushtrimet e gjimnastikës. Garat e gjimnastikës. Bëj gjimnastikë. Merret me gjimnastikë.
    2. vjet. Tërësia e ushtrimeve fizike që zhvillohen si lëndë mësimore në shkollë; fizkulturë. Ora e gjimnastikës.
    3. fig. Ushtrim, stërvitje. Shahu është gjimnastikë e mendjes.