Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJINKALLË

    f. sh.
    1. zool. Kandërr me ngjyrë të murrme, me kokë të gjerë e të shtypur, me sy të dalë e me krahë të mëdhenj e të tejdukshëm, që lëshon në vapë një zë të zgjatur e gumëzhitës; cinxër. Zëri i gjinkallës. Kënga e gjinkallës. Këndon gjinkalla.
    2. fig. Njeri që nuk i pushon goja, llafazan.
    3. krahin. Zile e vogël që lëshon tinguj të hollë e të mprehtë.