Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJINOR

    Imb.
    1. hist., etnogr. Që ka të bëjë me gjininë, i gjinisë; që lidhet me periudhën kur njësia bazë e shoqërisë ishte gjinia. Rendi gjinor. Bashkësia gjinore. Shoqëria gjinore. Lidhje (marrëdhënie) gjinore. E drejta gjinore.
    2. biol. Që ka të bëjë me gjininë si nënndarje e familjes në klasifikimin e qenieve të gjalla. Tiparet gjinore.
    3. Që shërben për riprodhimin e qenieve të gjalla (te njeriu dhe te kafshët gjitare). Organet gjinore.
    4. gjuh. Që ka të bëjë me gjininë e emrave, të përemrave, të mbiemrave e të disa fjalëve të tjera, i gjinisë. Mbaresë (trajtë) gjinore.
    5. let., art. Që ka të bëjë me gjininë e një vepre letrare e artistike. Tiparet gjinore të romanit.
    IIsh. zool.
    1. Kafshë e një gjinie me një tjetër, secila nga kafshët e një gjinie. Dallohet nga gjinori i vet.