Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJITAR

    m. sh. zool.
    1. kryes. sh. Kafshët kërbishtore më të larta, që kanë gjak të kuq e të ngrohtë, mushkëri për të marrë frymë etj. dhe që bëjnë të vegjël, të cilët i ushqen femra me qumështin e vet; sisor. Gjitar i ulët (i lartë). Gjitar ripërtypës. Klasa e gjitarëve.
    2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Kafshë gjitare.
    3. si mb. f. ~E. Që ka gjinj të mëdhenj dhe që jep shumë qumësht; qumështore. Lopë gjitare. Dhi gjitare.