Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJITHËSI

    f. libr.
    1. Tërësia e gjithë trupave qiellorë dhe e trajtave të tjera të materies, që lëviz në hapësirë e në kohë dhe që përbën një sistem të ndërtuar sipas ligjeve objektive. Ligjet (të fshehtat) e gjithësisë. Ndërtimi i gjithësisë. Studimi i gjithësisë. Nënshtrimi i gjithësisë.
    2. vjet. Tërësia. Gjithësia e votave.