Skip Navigation or Skip to Content
X
GJITHMONË ndajf.
1. Gjatë gjithë kohës, përherë, vazhdimisht; gjithnjë. Mbetet gjithmonë i pavdekshëm. Nuk kalohet gjithmonë kështu. Gjithmonë për këtë ka menduar. Gjithmonë në zhvillim (në rritje).
2. Çdo herë, në çdo rast, në çdo kohë, kurdoherë, gjithnjë. Gjithmonë vjen me kohë. Gjithmonë ka dalë i pari. Gjithmonë aty e gjen. E porosit gjithmonë. Si gjithmonë si çdo herë tjetër. Pothuaj gjithmonë shumë shpesh.
3. përd. pj. Gjithnjë. Gjithmonë po aty. Gjithmonë e më mirë.