GJITHNJË ndajf.
1. Gjatë gjithë kohës, gjithmonë. Gjithnjë ashtu ka qenë. Mbetet gjithnjë i ri. Gjithnjë në zhvillim (në rritje).
2. Çdo herë, në çdo rast, në çdo kohë, kurdoherë, gjithmonë. Pyet gjithnjë për të. Ka dalë gjithnjë i pari. E merr gjithnjë me vete. Si gjithnjë si çdo herë tjetër. Pothuaj gjithnjë shumë shpesh.
3. Ende, sot e gjithë ditën, pa ndërprerje. Gjithnjë aty. Gjithnjë ashtu. Gjithnjë njësoj.
4. përd. pj. Përdoret me shkallën krahasore të mbiemrave e të ndajfoljeve për të treguar një tipar që përforcohet me kalimin e kohës ose nga një shkallë në tjetrën. Gjithnjë e më i bukur. Gjithnjë e më mirë. Gjithnjë e më shumë (më tepër). Gjithnjë e më lart (më poshtë, më thellë, më tej).