GJOL
m. sh. bised.
- Liqen; kënetë. Gjol i madh (i vogël). Gjoli i Pogradecit.
- Baltë e madhe, llucë e hollë. Mbeti në gjol. U bë vendi gjol.
Shprehje
- Iu bë gjol e përrua i dolën përpara gjithfarë pengesash, nuk i shkuan mirë punët, nuk i shkoi mbarë. Është si gjoli (si deti) me ujë dikush shih tek UJ/Ë,~I.