GJU
m. sh.
- Kyçi i këmbës ku lidhet kofsha me kërcirin, vendi ku thyhet në mes këmba; pjesa e pantallonave përpara këtij kyçi: kupa e gjurit; rri në gjunjë rri i gjunjëzuar; u dolën gjunjët pantallonave.
- sh. Kjo pjesë e trupit si vendi ku është fuqia e njeriut për t'u mbajtur më këmbë e për të ecur: nuk më bëjnë (m'u prenë) gjunjët; më thyhen gjunjët s'kam fuqi të qëndroj më këmbë, më priten këmbët; jam i lodhur; më dridhen gjunjët (leqet e këmbëve) jam shumë i lodhur e i këputur, nuk qëndroj dot më këmbë; kam shumë frikë, trembem shumë; më janë trashur gjunjët jam lodhur shumë; më mirë të pritet koka se të thyhen gjunjët (fj. u.).
Shprehje
- Ra në gjunjë u gjunjëzua; u thye, u mund; i bie në (më) gjunjë (ndër këmbë) (dikujt) i nënshtrohem, i përulem tërësisht; i lutem me përulje; gju më (për) gju shumë pranë, afër, shtruar shesh pranë e pranë; në lidhje e në marrëdhënie të ngushta si shokë; i puth gjunjët (dorën, këmbën, pëqirin) i përulet, i bën lajka; e vuri (e uli) në gjunjë (dikë) e gjunjëzoi; i kanë vënë gjunjët (shkelmin
- ) në bark (dikujt).