Skip Navigation or Skip to Content
X
GJUAJ kal.
1. Kërkoj ose ndjek gjahun për ta vrarë a për ta kapur; dal për gjah. Gjuan egërsira (rosa, lepuj). Gjuaj peshk peshkoj. Gjuan me zagarë. Gjuan me rrjetë. Del për të gjuajtur.
2. vet. veta III. Ndjek kafshë të tjera për t'i ngrënë (për disa kafshë mishngrënëse e grabitqare). Macja gjuan minj.
3. fig. Pres ose ndjek dikë a diçka për ta gjetur a për ta kapur në befasi; gjurmoj; përgjoj. E gjuante prej ditësh. Gjuan rastin pret rastin.
4. Qëlloj; godit, i bie. Gjuan me gur (me shkop). Gjuan me pëllëmbë (me dorë, me këmbë). Gjuan me shigjetë. Gjuan me pushkë (me top). E gjuajti rrufeja. E gjuajti në kokë.
5. fig. Thumboj, ther, godas. E gjuante me fjalë. E gjuajti disa herë në mbledhje.
6. edhe jokal. sport. Godas ose hedh me forcë topin në një drejtim të caktuar; i bie, e hedh (për topin). Gjuaj topin. Gjuajti në portë (në rrjetë, në shtyllë). Gjuajti në kosh (jashtë).
7. krahin. Flak tutje, hedh. Gjuaj gurin.
8. krahin. Dëboj, përzë. I gjuajti të gjithë nga shtëpia.