Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJUAJTËS

    m. sh.
    1. Gjuetar (zakonisht në det). Gjuajtësit e balenave.
    2. av. Aeroplan luftarak i lehtë e i shpejtë, që ndjek aeroplanët kundërshtarë për t'i rrëzuar, aeroplan gjuajtës; bised. piloti i një aeroplani të tillë. Gjuajtës i vogël (i madh, i shpejtë). Gjuajtës reaktiv.
    3. usht. Ushtar i përgatitur posaçërisht për të qitur me armë zjarri (në disa ushtri).
    4. sport. Lojtar që gjuan mirë topin; lojtar i përgatitur në futboll ose në volejboll, që ka për detyrë kryesore të gjuajë në portën ose në fushën e kundërshtarit. Gjuajtës i përpiktë. Gjuajtës kryesor.
    5. tekst. Ai që kap fillin e këputur dhe e lidh atë menjëherë.
    6. av. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Aeroplan gjuajtës.