GJUHËSOR
mb.
- Që ka të bëjë me gjuhën si dukuri shoqërore, që i përket gjuhës, i gjuhës. Ushtrime gjuhësore. Trualli gjuhësor. Kultura gjuhësore. Gabim gjuhësor. Ekspeditë gjuhësore. Veshja gjuhësore. Atlas gjuhësor. Shkenca gjuhësore. Studime gjuhësore. Analizë gjuhësore. Stil gjuhësor. Stilistika gjuhësore.
- Që ka të bëjë me gjuhësinë, që i përket gjuhësisë, i gjuhësisë. Rrymat (shkollat) gjuhësore. Zhvillimi i mendimit gjuhësor.