GJUHËSOR mb.
1. Që ka të bëjë me gjuhën si dukuri shoqërore, që i përket gjuhës, i gjuhës. Ushtrime gjuhësore. Trualli gjuhësor. Kultura gjuhësore. Gabim gjuhësor. Ekspeditë gjuhësore. Veshja gjuhësore. Atlas gjuhësor. Shkenca gjuhësore. Studime gjuhësore. Analizë gjuhësore. Stil gjuhësor. Stilistika gjuhësore.
2. Që ka të bëjë me gjuhësinë, që i përket gjuhësisë, i gjuhësisë. Rrymat (shkollat) gjuhësore. Zhvillimi i mendimit gjuhësor.