GJURMIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GJURMOJ, GJURMOHEM. Gjurmimi i kafshëve të egra. Gjurmimi i dokumenteve historike. Gjurmimi i fjalëve të rralla. Organet e gjurmimit. drejt.
- kryes. sh. Kërkime në një fushë të shkencës. Gjurmime albanologjike. Gjurmime në fushën e fizikës.