Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJYKOJ

    kal.
    1. Jap një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka; quaj. Gjykon veprimet (punën, veprën). Gjykon sipas veprave (nga pamja). Gjykon me syrin politik. Gjykon kush ka të drejtë. Si e gjykoni ju këtë?
    2. jokal. Përdor arsyen për të dhënë mendimin ose vlerësimin për diçka; arsyetoj, mendoj. Gjykon drejt (mirë, shtrembër). Gjykon me mend (me vend). Gjykon me paramendim. Gjykon shkurt.
    3. drejt. Shqyrtoj si trup gjykues çështje penale e civile dhe jap vendimin për të; jap vendim si gjyqtar për një çështje a për një mosmarrëveshje.
    4. sport. Ndjek zhvillimin e një ndeshjeje për të zbatuar rregullat e caktuara dhe jap dënime për shkeljet. Gjykoi lojën (ndeshjen).