Skip Navigation or Skip to Content
X
GJYMTUAR mb.
1. Që i është prerë ose i është dëmtuar rëndë një gjymtyrë, që ka një cen të rëndë në trup; i gjymtë. Njeri i gjymtuar.
2. Që i janë prerë ose shkëputur disa pjesë; i dëmtuar, i shkatërruar; që i është prishur pamja e natyrshme. Pemë të gjymtuara.
3. fig. Që i janë hequr pjesë të rëndësishme, që nuk është i plotë; i cunguar. Artikull i gjymtuar. Mendim i gjymtuar.
4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.