Skip Navigation or Skip to Content
X
GJYMTYRË f.kryes.sh.
1. anat. Duart dhe këmbët e njeriut, anësitë; këmbët e kafshëve të mëdha katërkëmbëshe. Gjymtyrët e sipërme duart, krahët. Gjymtyrët e poshtme këmbët. Gjymtyrët e përparme (të prapme). Lëviz (shtrij) gjymtyrët. Iu mpinë gjymtyrët.
2. Secila nga njësitë më të thjeshta të një të tëre, që mund të ndahen veçan dhe që kanë marrëdhënie të caktuara midis tyre. Gjymtyrët kryesore (e dyta). Gjymtyrët e fjalisë. gjuh. Gjymtyrët e gjykimit. logj. Gjymtyrët e thyesës. mat. Gjymtyrët e barazimit. mat.
3. vet. sh. fig. Pjesë a degë të diçkaje, që shtrihen në drejtime të ndryshme. Gjymtyrët e rrugës.