Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJYRYK

    m. sh.
    1. Kaceku i farkëtarit, që përdoret për t'i fryrë zjarrit. Caliku (bishti) i gjyrykut. Doreza (gryka) e gjyrykut. I fryj gjyrykut. I fryj zjarrit me gjyryk. Shfryn si gjyryk.
    2. përd. ndajf. Me rrymë të fortë, me shumicë e me forcë (për erën, tymin). Frynte era gjyryk. E nxirrte tymin gjyryk.

      Shprehje

      • I shkon tymi gjyryk (drejt) shih tek TYM,~I.