Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GJYSMATAR

    m. sh. hist.
    1. Secili nga të dy bujqit e varfër, që vinin në zgjedhë nga një ka për të punuar me radhë arat e veta; sembër.
    2. Fshatar pa tokë, që ishte i detyruar të punonte tokën ose të ruante e të kulloste bagëtinë e një pronari dhe t'i jepte atij gjysmën e prodhimit.
    3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Bujk (fshatar) gjysmatar.