GJYSMË
If. sh.
- Çdonjëra pjesë e barabartë e diçkaje e ndarë më dysh; një e dyta: gjysma e bukës (e mollës); gjysma e nxënësve; gjysma e sipërfaqes (e peshës, e muajit, e ditës); gjysmë për gjysmë në gjysmën e sasisë, të vëllimit, të kohës etj.; sa gjysma, përgjysmë; fillimi i mbarë është gjysma e punës (fj. u.).
- bised. Kufiri ku ndahet diçka në dy pjesë të barabarta, mesi i diçkaje: në gjysmë të rrugës (të shekullit).
- bised. Shami koke për gra si katërkëndësh.
- Si ndajf. jo plotësisht, jo i tërë ose jo deri në fund; përgjysmë: gjysmë i gatshëm; gjysmë i hapur.
- fig. Pak, paksa; jo plotësisht etj. (edhe në disa njësi frazeologjike): me gjysmë fjale me gjysmë goje; me gjysmë zëri; me gjysmë fryme gati si i vdekur; me gjysmë goje jo me gjithë zemër, me gjysmë zëri; me gjysmë hapi ngadalë; në mënyrë të pasigurt; me gjysmë shpirti shumë i dobët, sa mezi mbahet në këmbë; me gjysmë zemre jo me plot dëshirë, pa qejf; me gjysmë zëri me druajtje a jo me siguri, pa qenë i vendosur; me gjysmë mendje i pavendosur plotësisht, i lëkundur; mëdyshas; me gjysmë opinge shumë i varfër, i skamur; është me shumë halle; nuk tha një gjysmë fjale (përf.) nuk foli fare; ka ngrënë me gjysmë luge (iron.) është shumë i dobët nga trupi, është si i ngordhur.
Shprehje
- (Është bërë) gjysmë njeriu është dobësuar shumë e ka mbetur fare pa fuqi; / është i metë nga mendja; gjysma e së keqes nuk është një e keqe edhe aq e madhe, nuk është edhe aq keq; gjysma e mijës (është) pesëqind! të bëhet si të bëhet!, të dalë ku të dalë!; hëngri (i dhanë, mori) gjysmën e lekut hëngri plumbin, e pushkatuan.
IIGJYSMË-fjalëform.
- Pjesa e parë e fjalëve të përbëra me kuptimet: 1. gjysma e diçkaje (p.sh. gjysmëfushë, gjysmëhënë, gjysmërruzull; gjysmëbosht etj.). 2. përgjysmë; në njëfarë mase, jo deri në fund; jo i plotë (p.sh. gjysmëbujqësor, gjysmëlakuriq, gjysmëmalor, gjysmëfitore; gjysmëkodrinor etj.).