GJYSMËPËRÇUES
m. sh. fiz.
- Lëndë me përçueshmëri elektrike të dobët ndërmjet përcjellësve dhe izoluesve; përçues prej kësaj lënde që përdoret në aparate të ndryshme. Aparat me gjysmëpërçues. Radio me gjysmëpërçues. Përdorimi i gjysmëpërçuesve.
- si mb. ~E. Që ka përçueshmëri elektrike të dobët ndërmjet përçuesve dhe izoluesve. Lëndë gjysmëpërçues.