GLLANIK
m. sh.
- Gryka e vatrës me gjithë oxhakun; vatër. U fut macja në gllanik.
- Guri i vatrës ku mbështeten drutë për t'u djegur më mirë. Vë drutë në gllanik.
- Gur i madh dhe i sheshtë në anë të rrugës ku vihet këmba për të hipur në kalë.
- Rrasë guri për të mbuluar një kanal. Vë (heq) gllanikun.
- Plis dheu. Nxjerr gllanikun. Thyej gllanikë.
- Gropë e thellë; humnerë. Ra në gllanik.