Skip Navigation or Skip to Content
X
GLLANIK m.sh.
1. Gryka e vatrës me gjithë oxhakun; vatër. U fut macja në gllanik.
2. Guri i vatrës ku mbështeten drutë për t'u djegur më mirë. Vë drutë në gllanik.
3. Gur i madh dhe i sheshtë në anë të rrugës ku vihet këmba për të hipur në kalë.
4. Rrasë guri për të mbuluar një kanal. Vë (heq) gllanikun.
5. Plis dheu. Nxjerr gllanikun. Thyej gllanikë.
6. Gropë e thellë; humnerë. Ra në gllanik.