GLOBAL
mb. libr.
- I përgjithshëm, që përfshin gjithçka, tërësor, i plotë. Shuma globale. Prodhimi global. Vëllimi global. Sasia globule.
- keq. Që lidhet vetëm me sasinë në përgjithësi, që nuk mban parasysh kërkesat për cilësi të mirë të prodhimit dhe për asortimentet e ndryshme; që mbështetet në globalizmin. Realizim global.
- si em. ~, ~I m. Shuma e përgjithshme e diçkaje; sasia e përgjithshme. Globali i të ardhurave. Realizimi i globalit.
- si em. ~, ~I m, keq. Realizimi i planit vetëm në sasi, pa pasur parasysh ose duke shkelur kërkesat për cilësi të mirë të prodhimit e për të gjitha asortimentet; globalizëm. Në global. Si global. Rendja pas globalit.
Shprehje
- Metoda globale a) ped., vjet. metodë që synonte t'u mësonte nxënësve shkrimin e leximin, duke e marrë fjalën a fjalinë në tërësi, pa bërë analizën kuptimore, fjalëformuese e gramatikore të pjesëve përbërëse të tyre; b) globalizëm.