Skip Navigation or Skip to Content
X
GLOBALIZËM libr., m.keq.
Realizimi i planit vetëm në sasi ose kryerja e një detyre vetëm në përgjithësi, pa pasur parasysh ose duke shkelur kërkesat për cilësi të mirë të prodhimit e për të gjitha asortimentet; metodë e huaj dhe e dëmshme në fushën ekonomike, shoqërore, politike etj. që e paraqet punën vetëm në përgjithësi, vetëm me shifra të përgjithshme, pa bërë analizën e thelluar të çështjeve etj. Lufta kundër globalizmit. Hoqën dorë nga globalizmi.