GOGOL
m. sh.
- Figurë e përrallave dhe e besimeve të kota, që përfytyrohet si një qenie e tmerrshme, me të cilën trembin fëmijët që të mos qajnë e të rrinë urtë. Nuk tremben më fëmijët nga gogoli.
- Dordolec që vihet në kopsht, në arë etj. për të trembur shpendët dëmtues. Gogol me lecka (me kashtë).Vënë gogolin në arë.
- fig. Diçka që paraqitet me qëllim si e tmerrshme ose si shumë e vështirë, për t'i trembur e për t'i larguar njerëzit, për t'u prerë hovin e guximin, për t’u ndrydhur dëshirën e vullnetin. Shkenca nuk është gogol. E bënte gogol matematikën.